Paraburgim një muaj ndaj të pandehurit z. Rruga

Paraburgim një muaj ndaj të pandehurit z. Rruga

GJILAN – Një gjyqtar i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të pandehurit Z. Rruga, cakton masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

 

I pandehuri Z. Rruga, shqiptar, shtetas i Republikës së Shqipërisë, dyshohet se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga neni 273 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, nga neni 410 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe rrezikim i trafikut publik, nga neni 378 paragrafi 3 të KPRK-së.

 

I pandehuri Z. Rruga është arrestuar me datën 23.02.2014, në ora 13.00.