9 vite burgim për të miturin Sh. R.

9 vite burgim për të miturin Sh. R.

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të miturit Sh. R. në kohëzgjatje prej nëntë (9) vite burgim.

I miturit, me datë 20.02.2019, rreth orës 22:30 minuta në rrugën “Ahmet Kaqiku” në Ferizaj, përkatësisht afër stacionit të autobusëve, për motive të ulëta, nga hakmarrja e paskrupullt, me dashje direkte dhe në mënyrë dinake e ka privuar nga jeta tani të ndjerin M. A., duke e qëlluar me revole njëherë në kokë dhe dy herë në shpinë.

Me këto veprime, i mituri ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës (KPRK).

Pas pranimit të fajësisë nga i mituri, trupi gjykues i Departamentit për të Mitur, ka shpall aktgjykim dënues, me nëntë vite burgim, gjithashtu të miturit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij Aktgjykimi.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.