Kryetari Azizi pret në takim Komandantin Albayrak

Kryetari Azizi pret në takim Komandantin Albayrak

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur në një takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it për regjionin e Gjilanit, Burhan Albayrak. I pari i gjykatës ka falënderuar Komandantin Albayrak, për kontributin e tij të dhënë në ofrimin e sigurisë për regjionin e Gjilanit, gjithashtu edhe për bashkëpunimin e tij gjatë ushtrimit…

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur në një takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it për regjionin e Gjilanit, Burhan Albayrak.

I pari i gjykatës ka falënderuar Komandantin Albayrak, për kontributin e tij të dhënë në ofrimin e sigurisë për regjionin e Gjilanit, gjithashtu edhe për bashkëpunimin e tij gjatë ushtrimit të detyrës si komandant i LMT – së.

Komandanti Albayrak falënderoj Kryetarin Azizi, për bashkëpunimin e ofruar, me këtë rast i dorëzojë edhe një mirënjohje.

Albayrak ka përfunduar misionin e tij si Komandant i LMT – së për regjionin e Gjilanit, ndërsa do të zëvendësoj Komandanti i ri Toger Ilhan Guglu.